Live

Makina përfshihet nga flakët në aksin Fier–Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

11:56 / 25 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shkruan.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që ndodhej në makinë kanë arritur të dalin në kohë, duke shpëtuar pa lëndime. Automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga zjarri, raporton Euronews.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motor.

Shpërndaje në

U Kopjua