Live

Maqedonci e Kasanof flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

21:30 / 14 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur të martën në takim nga Ndihmëssekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, në këtë takim është theksuar rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit për integrim në strukturat euro-atlantike.

Tutje bëhet e ditur se është diskutuar për bashkëzbarkimet e planifikuara të FSK-së në misione ndërkombëtare me trupat amerikane. 

“Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”, thuhet në njoftim. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...