Live

Maqedonci e Komandanti i FSK’së në ShBA – paralajmëron takime të nivelit të lartë në DASH, Departamentin e Mbrojtjes e Senat

22:15 / 13 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin.

Maqedonci ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit, Senat e institucione tjera, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Këto ditë po qëndroj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë kësaj vizite, do të zhvilloj takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera. Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...