Live

Maqedonci ia rikonfirmoi KFOR-it zotimin për FSK-në në veri, Nushi: Mashtrimi i fundvitit!

19:03 / 30 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Në dritën e kritikave të kryeministrit Albin Kurti për zotimin e ish-presidentit Thaçi në vitin 2013, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka shpërndarë një video ku komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, bëri të ditur se vetë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka rikonfirmuar me shkrim zotimin për të mos e dërguar Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri pa lejen e KFOR-it.

“Ne mirëpresim vazhdimin e zotimit të vitit 2013, sipas të cilit FSK obligohet të mos shkojë në veri të vendit pa një dakordim paraprak me komandën e KFOR-it. Ky zotim u konfirmua me shkrim nga Maqedonci,”
 – kishte deklaruar Berduani.

“Mashtrimi i fundvitit!” 
– e quajti Nushi përpjekjen e pushtetit për ta mbajtur të fshehtë zotimin e njëjtë me atë të vitit 2013.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...