Live

Maqedonci pret delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në

16:23 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, kanë pritur në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të LOWA-s të ShBA-së.

Gjatë takimit, Maqedonci ka kërkuar që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi ndërmjet Gardës Kombëtare të LOWA-s me FSK-në, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Kisha kënaqësinë që sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin ti presim dhe urojmë mirëseardhje delegacionit të Gardës Kombëtare të IOWA-s së SHBA të kryesuar nga Zv.komandanti i Gardës së IOWA, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOWA-s, Gjeneralbrigade Samenus. Në fjalën time hyrëse falenderova Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në dhe kërkova që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Njëherit, Maqedonci ka bërë të ditur se delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së LOWA-s, do të qëndrojë për disa ditë në Shtabin e Përgjithshem, ku do të diskutojnë prioritete të bashkëpunimin të dy palëve për periudhën trevjeçare, kështu duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministirsë së Mbrojtjes dhe Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së.

“Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka përfunduar Maqedonci.

Shpërndaje në

U Kopjua