Live

Marinkoviq: Beogradi ka qenë dhe është arsyeja kryesore e largimit të serbëve nga Kosova

13:59 / 18 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Masat e propozuara publikisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për t’u kthyer në status quo në Kosovë janë kryesisht një “listë dëshirash”, por zbatimi i propozimit lidhur me kthimin e serbëve në gjyqësorin dhe policinë e Kosovës mund të përfaqësojë një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, sipas bashkëbiseduesve të EËB-së.

 Siç u theksua, doli se vendimi i serbëve të Kosovës për bojkotimin e institucioneve të Prishtinës, i marrë në vjeshtën e vitit 2022, i shkaktoi dëm të madh komunitetit serb.

Në një fjalim të fundit për publikun, Vuçiq i prezantoi lëvizjet e Serbisë si përgjigje ndaj krizës së fundit në veri të Kosovës, dhe e para ndër to ishte kthimi në status quo, d.m.th., “të gjitha ato që u arritën gjatë procesit të dialogut”.

Këtu përfshihet, ndër të tjera, shpallja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në polici dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e forcave speciale policore nga veriu i Kosovës, raporton EËB.

Në pikën pesë, Vuçiq deklaroi formimin “urgjent dhe përfundimtar” të bashkësisë së komunave serbe, “pa skema dhe lojëra të mëtejshme politike”.

Duke komentuar kërkesat e Vuçiqit, Miodrag Marinkoviq, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Qendra për Veprime Afirmative Sociale nga Mitrovica e Veriut, thotë për EWB se përshtypja e parë është “mospërputhja në narrativat që vijnë nga Beogradi dhe nevoja e vazhdueshme për të rrotulluar të vërtetën në mënyrë që të ruaj vlerësimet politike”.

Ai thekson se edhe pse kërkesat e Vuçiqit i “shënjestrojnë” problemet themelore me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë, ato janë formuluar si qëndrim politik, pa elementet bazë të një platforme politike dhe plani zbatues.

“Efektet e atij pozicioni pa një plan realist për t’i arritur ato janë të kufizuara. Nuk ka pak të reja në këtë përgjigje, dhe ndoshta e vetmja gjë që mund të nënkuptojë një përparim nga pozita aktuale, shumë e vështirë në të cilën gjenden serbët e Kosovës, është njoftimi për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Nëse shihet si shpallje e përfundimit të politikës së bojkotit, e cila i shkaktoi shumë dëme komunitetit serb në Kosovë, atëherë mund të presim që ata të shkojnë në zgjedhje, të kthehen në administratën lokale dhe në një këndvështrim të mëtejshëm, kthehen në polici. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në aftësinë e komunitetit serb për të përballuar qëndrimin e tij në Kosovë”, thekson Marinkoviq.

Vuçiq ka bërë të ditur gjithashtu se Serbia do ta shpallë Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” në mënyrë që të rrisë mbështetjen financiare për serbët që jetojnë atje. Siç theksoi ai, “menjëherë” do të ndahen 20 mijë dinarë në muaj për rreth 5000 persona që humbën punën kur Prishtina mbylli institucionet që funksiononin sipas sistemit serb, raporton EWB.

Lidhur me një njoftim të tillë të presidentit të Serbisë, Miodrag Marinkoviq tha nuk janë paratë arsye pse serbët largohen nga Kosova. Sipas tij, është Beogradi në fakt ai që ka mundësuar këtë ikje, nëpërmjet sistemit te tij qeveritar në Kosovë.

“Në thelb, problemi i natyrës politike zgjidhet me masa sociale, dhe me atë joadekuate. Nuk shoh se 20 mijë dinarë të ardhura mujore do t’i motivojnë të rinjtë e papunë të qëndrojnë në Kosovë. Një nxitje shumë më e madhe do të ishte ballafaqimi me korrupsionin dhe nepotizmin endemik në sistemin qeveritar serb të Kosovës, i krijuar nën kontrollin e Beogradit, sepse kjo ka qenë arsyeja kryesore e largimit të të rinjve serbë nga Kosova për një dekadë ose më shumë”, tha ai

Franz-Lothar Altman, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, pajtohet se është e nevojshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të organizohen zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Megjithatë, Altman vë në dukje se, sa i përket kërkesave në lidhje me tërheqjen e njësive speciale të policisë së Prishtinës nga veriu i Kosovës, “kjo mund të ndodhë vetëm nëse policia lokale, e përbërë nga serbë dhe shqiptarë, mund të garantojë sigurinë dhe sundimin e ligjit për të gjithë – për pakicën shqiptare në veri, si dhe për shumicën serbe”.

“Po ashtu, nevojitet bashkëpunim efektiv me KFOR-in. Vetëm në atë rast Prishtina do të mund të tërheqë njësitë speciale të policisë”, thekson Altman.

Shpërndaje në

U Kopjua