Live

Martin Berishaj i çon “zemër” Dejona Mihalit në një status ku e mbron Kurtin për ‘Zajednicë’

13:52 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka dërguar një zemër Dejona Mihalit pas një statusi të saj ku mbrohet Albin Kurti.

“Nëse “vetëmenaxhimi” qenkërka “Zajednica”, ç’e pengon Vuçiqin ta nënshkruajë tekstin?” – ka thënë Mihali në postimin e saj në Facebook.

Ky argument po përdoret edhe nga të tjerë aktivistë dhe simpatizantë të Vetëvendosjes për t’u mbrojtur pas akuzave se kishin shkelur edhe qëndrimet e shprehura në mënyrë pasionante dikur, siç ishte ai për Asociacionin.

Por, njohës të të drejtës ndërkombëtare kanë theksuar që nuk është i domosdoshëm nënshkrimi që një marrëveshje ndërkombëtare të jetë edhe ligjërisht obliguese.

Shpërndaje në

U Kopjua