Live

Mavraj për takimin e Ohrit: Zotimi gojor ka peshë, por është diçka tjetër nga nënshkrimi i dokumenteve

13:48 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Publicisti Muhamet Mavraj ka folur për takimin e djeshëm në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku në fund u arrit pajmtueshmëri nga të dyja palët për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja, por pa vënë nënshkrime në atë marrëveshje.

Ai thotë se edhe në këtë takim Serbia manovroi me fjalë dhe shmangu fajësinë e fitoi çfarë do ta shohim se fitoi.

Mavraj thotë se dialogu, bisedimet, takimet janë më të mira sesa izolimet ose konfliktet e dhunshme, por sipas tij, duhet t’u thuhet jo e kthjellët retorikave propagandistike.

“Kurdoherë. Kosova ishte gjithmonë pro tyre, pavarësisht dhunës në rrugët e Prishtinës. Diçka lëviz përpara, diçka zbutet nga të biseduarit. Por, duhet t’u thuhet Jo e kthjellët retorikave PROPAGANDISTIKE, sidomos për çështjen e qershive të harxhuara tashme”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sapo perfundoi takimi i Ohrit. Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve.
Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet e dhunshme. Kurdohere. Kosova ishte gjithmone pro tyre, pavaresisht dhunes ne rruget e Prishtines. Dicka leviz perpara, dicka zbutet nga te biseduarit. Por, duhet t’u thuhet Jo e kthjellet retorikave PROPAGANDISTIKE, sidomos per ceshtjen e qershiave te harxhuara tashme.

E dime takatin tone (Kosoves) dhe i njohim e i kuptojme aktoret e faktoret ne loje, kontekstet gjeopolitike etj. E dime edhe qe po spastrohet etnikisht Kosova e po rendohet kurrizi i shtetasve ne varferim e siper. E dime edhe peshen e rende te veprimeve politike te viteve te fundit.

Serbia po i mbetet besnike udhezimit te kahershem te Kishes qe te mos prodhoje fakte te nenshkruara (dokumente) sa i perket Kosoves. Nuk kishte, nuk ka dhe nuk do te kete asnje levizje juridike ndaj Kosoves pa nenshkrim shteteror. Efekte psikologjike e politike ka, ne rajon dhe ne Evrope. Cfaredo qe thuhet pertej ketij realiteti eshte mashtrim i radhes.

Deri me tani vetem ne Uashington ka nenshkruar Serbia, ndonese jo ne te njejtin dokument me nenshkrimin tone. E dime peshen e nje nenshkrimi ne Shtepine e Bardhe.

Mos te harroje askush: njohja e llojit DE FACTO nuk behet tineza, behet me nenshkrim dhe shprehimisht. Ajo eshte e terheqshme ne cdo kohe. Ka plot shembuj. Meqenese eshte e terheqshme, do te na njihte me heret Serbia, cdo mengjes.

Njohja e llojit DE JURE, gjithashtu, sidomos te vendet nderluftuese, nuk behet tineza, por shprehimisht e nenshkruar dhe kurre nuk mund te terhiqet. Ajo e ndryshon sistemin juridik te vendit njohes ne raport me shtetin e njohur de jure (ligjerisht) Ky eshte rendi nderkombetar.

Serbia manovroi me fjale dhe shmangu fajesine e fitoi cfare do ta shohim se fitoi.

Nje dekade e humbem kot. Gjepurat me patriotizem falso rende i kushtuan Kosoves. Dekada ne vijim fare lehte mund te humbet kot. Kot i kerkojme fajtoret neper bote. Zvarritjet e Kosoves ishin dhe jane uje i mullirit ruso-serb.

Ky nuk eshte tekst per pesimizem. Eshte sqarues. Dialogu me ndermjetesim evropian per fat te keq mbetet vetem meremetim i ngrirjes se konfliktit per koherat e pershtashme nese ato i vijne serish pales gjenocidare. Prandaj nuk nenshkruan as nuk ratifikon asnje gje asnjehere.

Shpërndaje në

U Kopjua