Live

Mbishkrim kërcënues në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal të Zveçanit

10:51 / 17 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një mbishkrim kërcënues është shkruar në veturën e një zyrtari të Kuvendit Komunal të Zveçanit, në veri të Kosovës të hënën gjatë ditës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti në fjalë është cilësuar si kanosje.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan, ka raportuar se në veturën e tij, persona të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Gjithashtu, edhe javën e kaluar, pamflete në mbështetje të terroristëve janë shfaqur në tri komuna të tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Shpërndaje në

U Kopjua