Mbreti Charles ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Indi ku një aeroplan me 242 persona në bord, 54 prej tyre britanikë, u rrëzua në lagjet rezidenciale të një kolegji mjekësh në Ahmedabad.
“Unë dhe gruaja ime jemi tronditur thellësisht nga ngjarja e tmerrshme në Ahmedabad këtë mëngjes. Lutjet tona dhe ngushëllimet më të thella janë me familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm tragjik, teksa presin lajme për të dashurit e tyre. Do të doja të bëja një nderim të veçantë për përpjekjet heroike të shërbimeve të urgjencës dhe të gjithë atyre që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje në këtë kohë traumatike”, thuhet në mesazhin e mbretit.
Deri tani, sipas policisë në Ahmedabad, mbi 200 persona kanë vdekur.