Live

Mbreti i Britanisë dhe Princi i Uellsit reagojnë për incidentin e djeshëm në Liverpool

17:01 / 27 Maj 2025

Nga Kosova Live

Mbreti Charles ka reaguar pas incidentit të rëndë që ndodhi dje në Liverpool gjatë festës së klubit ku një makinë hyri mes turmës duke lënë rreth 50 njerëz të lënduar.

Pallati Buckingham përmes një deklarate tha se Mbreti Charles dhe Mbretërsha Camilla janë thellësisht të tronditur për ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në Liverpool të hënën.

“Është vërtetë shkatërruese të shohësh që ajo që duhet të kishte qenë një festë e gëzueshme për kaq shumë njerëz mund të përfundojë në rrethana kaq shqetësuese”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Princi William i Uellsit, i cili tha se në këtë kohë të dhimbshme për qytetarët e Liverpoolit, shpirti i qytetit do të jetë ngushëllim dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga skenat në Liverpool dje. Ajo që duhej të kishte qenë një festë e gëzueshme përfundoi me tragjedi. Mendimet tona janë me ata që u plagosën, me ndihmësit e parë dhe shërbimet e emergjencës në terren”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në

U Kopjua