Live

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, Vuçeviq: Do t’i hapim zyret përgjatë kufirit, deri kur t’i rikthejmë

13:52 / 15 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke folur për të ashtuquajturat masa të miratuara nga qeveria serbe për Kosovën, tha se sa i përket mbylljes së institucioneve paralele që u mbyllën në veri nga autoritetet kosovare, Serbia do të hapë zyre përgjatë kufirit Kosovë-Serbi që serbët të mund të marrin shërbimet administrative.

Nuk janë mbyllur institucionet serbe, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim, t’i financojmë, të gjthë që s’mund të hyjnë në ato objekte sepse një polic shqiptar është aty. Do të hapim zyra përgjatë vijës administrative (lexo: kufijt) që qytetarët të mund të punojnë derisa të rikthejmë kapacitetin e plotë institucional”, pretendoi Vuçeviq në RTS.

Shpërndaje në

U Kopjua