Live

“Me hi borxh me majt punën e shtetit, Qeveria t’i lë hajgaret”- Jep dorëheqje polici në 25 vjetorin e Policisë

20:51 / 06 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Polici Bekim Ibishi sot në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ka jap dorëheqje nga ky institucion.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar arsyet të cilat e detyruan që të largohet nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje”, ka shkrur ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i tij:

Në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga policia

Të nderuar,

Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.

Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje.

Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro.

Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj.

I falënderoj të gjithë kolegët e mi për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe dhe uroj që kushtet të përmirësohen për të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë.

Me respekt, Bekim Ibishi

Shpërndaje në

U Kopjua