Live

Merdara e stërngarkuar, qytetarëve u kërkohet të përdorin edhe pikat tjera kufitare

20:34 / 23 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin edhe pikat e tjera kufitare të vendit, përpos Merdarës, pasi atje janë pritjet e gjata mbi pesë orë.

Në një njoftim në Facebook, QKMK-ja thotë se në pikat tjera kufitare pritjet janë më të vogla.

“Ju njoftojmë se për shkak të fluksit jashtëzakonisht të shtuar në PKK Merdarë, ju inkurajojmë që të përdorni pikëkalimet tjera alternative kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla”, thuhet në njoftim.

Pika tjetër me pritje të gjata është Mutivoda, ku kohëzgjatja për dalje varion nga 80 deri në 90 minuta, ose rreth një orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në Dheun e Bardhë shkojnë deri në 1 orë, ndërsa në Jarinje janë deri në 10 minuta.

Pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të shkurtëra, deri në 5 deri 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje.

Shpërndaje në

U Kopjua