Live

Merr flakë bombola e gazit në Fier, pronarja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

09:57 / 28 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një bombol gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombolën. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm.

Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit.

Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton TopChannel.

Shpërndaje në

U Kopjua