Live

Mes akuzave e debateve, mbyllet pas 20 minutash seanca e parë pas zgjedhjeve në Shqipëri

13:00 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve përfundoi pas 20 minutash, pas akuzave dhe debateve mes socialistëve e demokratëve, kryesisht për rezultatin e 11 majit.

Ajo u shoqërua me tone të ashpra dhe përplasje verbale mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të cilët shkëmbyen akuza të ndërsjella.

Pasi u ngrit për të propozuar ndryshimin e rendit të ditës, ku demokratët kërkonin të shtohej edhe një pikë për diskutime për 60 minuta, Berisha sulmoi ministirin e Ekonomisë, Turizmit dhe Inovacionit, Belndi Gonxhja, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ai që shihni aty, ndërroi mbiemrin, tani quhet Belndi Xhabafti”, tha Berisha duke bërë me gisht nga Gonxhja. “Mos iu drejtoni me fjalë të padenja anëtarëve të Këshillit të Ministrave”, iu përgjigj kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali. “Ta heq të drejtën e fjalës. Nuk mund të vish këtu pas humbjes turpëruese dhe dëshpëruese dhe të prishësh Kuvendin”.

Më pas socialistët hodhën në votim të hapur dhe rrëzuan kërkesën e demokratëve për ndryshimin e rendit të ditës.

Shpërndaje në

U Kopjua