Pas takimit me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas, kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se ky vend i përket Evropës,
Në fjalën e tij Mickoski theksoi se gjatë takimit me Kaja Kallas ka kërkuar trajtim fer dhe Evropa të tregoj lidership. Tutje Mickoski tha se Evropa është vizion i gjallë vlerash për ato që jetojnë këto vlera.
“Sot gjatë takimit kërkova trajtim fer, Evropa të tregojë lidership e cila do të sjellë dicka të vlefshme. Të kthehet besimi në idenë Evropiane. Të tregojmë se Bashkimi Evropian nuk është klub i mbyllur, por vizion i gjallë, bashkësi vlerash i hapur për ato që jetojnë këto vlera. Sot nuk flasim vetëm për reforma, ne i jetojmë ato reforma, dhe këtë nuk e bëjmë për të marrë duartrokitje por sepse besojmë se është rruga e duhur”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimit me Kaja Kallas përfaqësuese e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, raporton TV21, transmeton Klankosova.tv.