Live

Miftaraj: Sot partitë për poena politike, shkelën mbi kërkesën e Amerikës

19:44 / 21 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të KQZ-së.

Miftaraj ka thënë se partitë sot shkelën mbi kërkesat e Amerikës, për poena politike.

Postimi:

Patriotizëm shkuar patriotizmi është respektimi i Kushtetutës, vlerave dhe parimeve demokratike që përfaqëson Republika e Kosovës.

Ska patriotizëm më të madh se promovimi i interesave strategjike të Republikës së Kosovës përmes ruajtjes dhe mirëmbajtjes së urave të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikes kerkuan te zbatohet Kushtetuta e Kosoves, ligji për zgjedhjet dhe organizimi i zgjedhjeve ne menyre demokratike.

Sot KQZ permes partive politike shkelen mbi kerkesen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per poena politike duke luajtur karten e patriotizmit duke shkelur Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet e aplikueshme.

Sa per informacion. Sipas Kushtetutes se Kosoves, ligjeve te aplikueshme ne Kosove dhe opinioneve te Komisionit te Venecias nje partie politike mund ti kufizohet e drejta per te marr pjese ne zgjedhje vetem permes nje procesi gjyqesor duke e shpallur subjektin politik me vendim gjyqesor se ka cenuar rendin kushtetues te atij vendi.

Nje subjekt politik qe eshte regjistruar si parti politike sipas ligjeve te Republikes se Kosoves, qofte edhe Lista Serbe qe punon dite e nate kunder interesave te Republikes se Kosoves nuk mund ti kufizohet e drejta e certifikimit si subjekt per te marr pjese ne zgjedhje me vendim administrativ nga nje organ administrativ ne procedure administrative.

Me keto veprime ne emer te patriotizmit po demtoni rende bazen e shtetit te Kosoves, demokracine dhe raportet dhe besimin e shteteve mike ne institucionet e Republikes se Kosoves. Me keto veprime po dergoni uje ne mulli te gabuar.

Shpërndaje në

U Kopjua