Live

Ministri Aliu reagon pas hapjes së tenderit 38 milionë euro

14:20 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se ka përfunduar elaborati i shpronësimit të pronave të pronave me interes publik për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.

Aliu, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, njoftoi po ashtu për hapjen e tenderit në vlerë 38 milionë euro për këtë rrugë.

“Plot 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë. Tani pasi që ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe që kemi marre deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë”, tha ministri Aliu.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se pret që shumë shpejtë të përfundojnë procedurat e prokurimit dhe të fillohen punimet për projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Shpërndaje në

U Kopjua