Live

Ministri i Jashtëm i Tanzanisë në Kosovë, Pacolli: U përball me përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë

20:24 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka bërë të ditur në Kosovë do të vijë për vizitë treditore ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Pacolli ka shkruar edhe se Kombo ka merita të mëdha në përballjet me përpjekjet e Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Postimi:

Sot vjen për një vizitë treditore në Kosovë Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Ekselenca e Tij Ambasador Mahmoud Thabit Kombo.

Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e ashpra të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kam pasur kënaqësinë ta shoqëroj Ministrin Kombo gjatë vizitave të tij nëpër Evropë dhe jam shumë mirënjohës që ai ka pranuar të vizitojë edhe Kosovën.

Mirë se vjen, miku im Mahmoud!

Shpërndaje në

U Kopjua