Live

Ministri i Mbrojtjes: Nga viti 2021 deri 2023 janë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të sistemit të armatimit për FSK-në

20:55 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se FSK-ja në kuadër të kapaciteteve i tejkalon disa prej vendeve të Ballkanit.

Maqedonci është shprehur gjatë kësaj qeverisjes mbi tre vjeçare është rritur blerja e pajisjeve ushtarake, por me çmime më të ulëta se viteve të kaluara.

“Fuqizimi i ushtrisë është i jashtëzakonshëm, mund të krahasohet edhe me vendet jashtë rajonit, në shumë fusha i kemi tejkaluar disa nga vendet e rajonit, sidomos me sistemet e armatimit, kemi qenë kampion në blerje, të shumë sistemeve para të gjithëve kjo ka ardhur pas trefishimit të buxhetit në tre vitet e fundit”.

“Ne kemi bërë shumëfishim në blerje të armatimit, po të flasim me përqindje me të vërtetë është e frikshme sepse kalon dikun afër 6 mijë përqind rritje të investimeve të blerejve të armatimit. Prej vitit 2018 -2020 janë shpenzuar më pak se 4 milionë euro, kurse nga viti 2021 deri 2023 janë shpenzuar 238 milionë për blerje të sistemit të armatimit, këtu nuk jam duke llogaritur buxhetin e këtij viti. Nuk ka qenë thjesht një blerje, por ka qenë një revolucion”, tha Maqedonci, shkruan Reporteri.net.

“Dronët Bayraktar janë një prej sistemeve strategjike që është furnizuar ushtria e Kosovës, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake të vendit tonë. Mund të themi që jo vetëm që s’ka qenë më e fuqishme, por ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë Maqedonci.

Ministri i Mbrotjes tha se FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...