Live

Ministria e Hekuran Muratit po kërkon 32 zyrtarë, paga 500 euro

11:09 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të reformës së asistencës sociale.

Këta zyrtarë do të ndihmojnë në proceset aktuale administrative në zyrat e pensioneve dhe gjithashtu do të trajnohen në sistemin e ri.

Zyrtarët do të punojnë me kohë të plotë dhe do të paguhen 500 euro bruto (duke përfshirë të gjitha kontributet pensionale dhe taksat).

“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...