Live

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme

12:32 / 11 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ani pse qytetarët po ankohen vazhdimisht për rrugët e pa pastruara në disa vende të Kosovës për shkak të borës, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durimishi, përmes një postimi ka shkruar se tëgjitha rrugët janë të kalueshme në vendin tonë pas reshjeve të borës, pavarësisht se qytetarët kanë publikuar foto e video ku shihen se po kanë vështirësi qarkullimi me veturat e tyre nga bora e papastruar.

Ai ka potencuar se po punojnë në terren gjatë gjithë kohës, që qarkullimi të jetë sa më i lehtë.

“Jemi duke punuar në teren gjatë gjithë kohës që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme”, ka shkruar Durmishi.

Tutje, ai iu ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...