Një i mitur është goditur ditën e sotme nga pirunari duke marrë kështu lëndime trupore.
Ky rast ka ndodhur në Mitrovicë në rrugën “Fadil Deqili”, shkruan kosovalive,net.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 11:00, në rrugën ” Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një makine punuese (Pirunar) dhe një këmbësori, Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur”, tha Zahiti.
Siç është raportuar edeh më parë nga mediat viktima është i moshës tetëvjeçare.
Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, pasi kishte përfunduar nën rrotat e pirunarit.
