Live

Mobilizim i madh për ish-krerët e UÇK: Deri tani, rreth 17 autobusë do të nisen për protestën në Hagë

14:46 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë.

Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00.

Kjo protestë pritet të jetë aq e zëshme sa ajo e Prishtinës.

Interesimi për të qenë prezent aty po duket të jetë i madh.

Nga OVL-UÇK kanë bërë me dije për Periskopi se deri sot i kanë të konfirmuar mbi 1 mijë persona, e pesë autobusa.

Ata thanë se ky numër është vetëm për autobusë, ndërsa ka shumë të tjerë që po zgjedhin të shkojnë me aeroplanë e me vetura.

Por jo vetëm nga Kosova, edhe diaspora është numër i madh që deri tani është konfirmuar.

Organizuesi për diasporë, Fatmir Koci ka konfirmuar për Periskopin se 12 autobusë deri tani janë të konfirmuar.

“Nuk mundemi me dhënë shifra të sakta por interesimi është shumë I madh si nga Ksoova, Maqedonia e Veriut, Evropa e Amerika. Jemi duke u marrë me organizimin në cdo minutë. Kemi shumë kërkesa. Nga Kosova deri më tani janë konfirmuar 5 autobusë, nga Italia 2 autobusë, nga Austria 2 autobusë, nga Zvicra janë konfirmuar 4 autobusë. Nga Gjermania e kanë kry rezervimin 4 autobusë por lista vazhdon në cdo minutë. Ne po i japim shifrat vetëm për autobusë, sepse nga Gjermania më shumë do të udhëtojnë me makina. Numri vazhdon cdo minutë”, ka deklaruar ai për Periskopin.

Ndryshe nw protestwn nw Prishtinw, mijëra qytetarë dolwn nw shesh “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në protestën, që u organizua nga kategoritë e dala nga lufta, morën pjesë rreth 47 mijw qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe nga vende të rajonit. Kwshtu tw paktwn pati deklaruar Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

Kjo protestw e organizuar nga veteranët e UÇK-së u pat përkrah nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe eksponentë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se protesta është “dhjetë vjet e vonuar” pasi në kohën kur është themeluar Gjykata është dashur që të protestohet kundër “pushtetit të atëhershëm”.

Në Dhomat e Specializuara – që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale – rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Shpërndaje në

U Kopjua