Moderatorja e njohur e sportit në Klan Kosova, Genta Cana ka sjellë në jetë një vajzë.
Ajo lindi në një nga spitalet private në kryeqytet. Ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar vajzën me emrin Ella.
Dje prezetuesja gjakovare publikoi fotografi me barkun e rrumbullakosur ku shkruante: “Është gati fundi i këtij rrugëtimi të bukur. Vajza ime është gati të takojë botën”, ndërsa sot me 3 gusht ajo dhe bashkëshorti i saj Nol Fetoshi janë njoftuar me vajzën e tyre.