Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë në muajin gusht duke surprizuar të gjithë. Moderatorja e mbajti të fshehë shtatzëninë e mbajti larg vëmendjes edhe në rrjetet sociale, por tani që është bërë nënë Ilda Bejleri bëri daljen e saj të parë publike në ekran.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, moderatorja tregoi shumë detaje në lidhje me periudhën e shtatzënisë dhe emocionet që mësoi kur ishte në pritje të një vajze.
“Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”.
Në lidhje me emrin e vajzës,(Siena) Ilda zbuloi se ishte ajo që ia ka vendosur:
“Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu si tingëllonte si emër. E kam parë që përdoret shumë dhe në sandale, dhe veshje”.
Më tej moderatorja tregoi se cila është pjesa më e vështirë në shtatzëni dhe në mëmësi.
E pyetur se cila është pjesa më e vështirë e shtatzënisë dhe e mëmësisë, gazetarja përgjigjet:
“Pjesa më e vështirë janë ditët e para, edhe muaji i fundit është i vështirë kur mezi lëviz. Sa ia merr dorën dhe pastaj çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Falë Zotit kam dhe njerëz që më ndihmojnë. Pjesa më e vështirë është nata”– u përgjigj ajo.