Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, kanë nisur fushatën “Ma thuaj me kohë– dhuna seksual nuk është krim”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunë seksuale.
Gjatë tryezës së rrumbullakët, ku edhe u bë edhe solemnisht hapja e fushatës, u tha se rreth 59 për qind e viktimave seksuale janë të moshës 11 deri 16 vjeçe, por të cenueshme janë edhe mosha nën 10 vjeçe.
Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga EULEX, Tarja Formisto deklaroi se tani është koha për ngritje të vetëdijes publike rreth dhunës seksuale.
Sipas saj, abuzimi seksual nuk është i patejkalueshëm, por duhet të ndërmerren veprime parandaluese të nevojshme.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe 20 vjet pas luftës, zëri i viktimave seksuale nuk po dëgjohet, madje ato po ballafaqohen me shumë vështirësi.
E para e Fondacionit “Jahjaga”, tha se heshtja e viktimave të dhunës seksuale mund të marrë fund duke i mundësuar secilës viktimë që të flasë për atë që i ka ndodhur.
Sipas saj e gjitha shoqëria duhet të ofroj përkrahje sidomos në aspektin ligjor institucional dhe të drejtësisë me qëllim që kryesit e këtij krimi të vihen para drejtësisë.
Tutje ish presidentja e Kosovës e ka vlerësuar si krucial Institutin Ligjor Mjekësor në thyerjen e heshtjes së personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E në anën tjetër, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se mosha më e atakuar që të jetë viktimë e dhunës seksuale është ajo nga 11 deri në 16 vjeçe.
Ai theksoi se tejet e rëndësishme është ngritja e vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike.
Specialistja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri gjatë prezantimit të projektit “Ma thuaj me kohë“, tha se grupi më i cenuar nga dhuna seksuale është gjinia femërore.
Sipas saj, shqetësuese është se në Kosovës pre e abuzimit seksual janë edhe moshat 0 deri në 10 vjeç.
Ajo ka theksuar se qëllimi i fushatës është ruajtja e prova biologjike.
Fushata vetëdijësuese për dhunën seksuale “Ma thuaj me kohë“ do zgjas 9 muaj me aktivitete të shumta në mbi 30 shkolla të Kosovës. Ligjëratat e para do filloj nga ku muaj në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë dhe ligjërues do jenë një mjek ligjor dhe zyrtarë policor.