Live

Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, reshje shiu e diell

20:59 / 17 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

“Në fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e forte”, thuhet në njoftim.

Moti për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë
Moti me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen
të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 14 – 18°C;
Temperaturat maksimale: 25-27;
Era: e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.

E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.Në disa zona të kufizuara
parashihen riga shiu.
Temperaturat minimale: 12 – 15°C;
Temperaturat maksimale: 25-30°C;
Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale: 10– 13°C;
Temperaturat maksimale: 29-32°C;
Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte
Moti kryesisht me diell.
Temperaturat minimale: 11– 15°C;
Temperaturat maksimale: 29-33°C;
Era: nga verilindja, 1–4 m/s.

E premte
Moti do të jetë me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat ne
pjesen e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende-
vende të shoqerohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale: 13-17°C;
Temperaturat maksimale: 29-33C;
Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi.

Shpërndaje në

U Kopjua