Kryesisht me vransira parashihet moti ditën e martë në vend, por se nuk mungojnë intervalet me diell. Na pjesë perëndimore të vendit shtrihen reshje të dobëta shiu, që herë herë si riga mund të depërtojnë në pjesë qëndrore e lindore të vendit.
Do të fryjë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 9C e 13C, njofton Prishtina Weather.
I butë parashihet moti ditëve të ardhshme, me vransira e intervale me diell. Të mërkurën mbeten ende mundësi për reshje të dobëta shiu, që mund të depërtojnë nga pjesë perëndimore të vendit. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 12C e 15C, e ato minimale mbesin mbi 0C. Të premtën mbrëma parashihen mundësi për të reshura shiu, e më pas bore, që pushojnë mëngjesin e së shtunës. Temperaturat pësojnë rënie në 2C e -2C.