Live

Moti sot më i freskët dhe me shi – parashikimi edhe për 4 ditët e ardhshme

07:59 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

Moti për pesë ditët e kësaj jave:

E hënë: Moti me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C; temperaturat maksimale: 25-27; era: e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.

E martë: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale: 12 – 15°C; temperaturat maksimale: 25-30°C; era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

E mërkurë:  Moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor, temperaturat minimale: 10– 13°C;
Temperaturat maksimale: 29-32°C; era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte: Moti kryesisht me diell, temperaturat minimale: 11– 15°C; temperaturat maksimale: 29-33°C; era: nga verilindja, 1–4 m/s.

E premte: Moti do të jetë me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat në pjesën e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13-17°C; temperaturat maksimale: 29-33C; era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi. 

Shpërndaje në

U Kopjua