Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Këtë padi, Haradinaj e ka bërë duke konsideruar se i janë shkelur të drejtat gjatë procesit gjyqësor dhe në burg.
“Unë nuk mendoj me përfitu, përfiton shteti im…Unë jam i sigurt që landa ime ka me u trajtu…Me rëndësi është e drejta ime për ankesë”, u shpreh Haradinaj për RTK.
“Ata kanë bo edhe shkelje të tjera”, i cili përmendi disa “incizime”.
“Kjo është e padrejtë njerëzore”, tha ai edhe për ish-krerët e UÇK-së që po vazhdojnë të mbahen në Hagë.