Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në një aksion paraditen e sotme ndaloi kthimin e autobusëve për në Podujevë nga Xhamia e Llapit në Prishtinë.
Deri më tani, zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë informacion më të detajuar për këtë aksion.
Por një ditë më parë, Komuna e Prishtinës doli me deklaratë zyrtare se disa operatorë nga Podujeva po anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës dhe po ndalojnë në Xhaminë e Llapit duke bërë shkelje të qartë të rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë që të gjithë autobusët ndërurbanë, pa përjashtim, të ndalojnë në Stacionin zyrtar të Autobusëve në Prishtinë për marrjen dhe lëshimin e udhëtarëve, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.