Live

Ndodh edhe kjo në Pejë – 16-vjeçari kërcënon nënën pasi ajo refuzoi t’i blejë motoçikletë

09:52 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot paradite në qytetin e Pejës.

Burime të Kosovalive  bëjnë me dije se rreth orës 11:00, në stacionin policor është paraqitur L. B, e cila ka raportuar se është kanosur nga djali i saj V.A..

Sipas saj, i mituri kishte kërkuar që t’i blihej një motoçikletë, por ajo e kishte refuzuar për shkak të moshës së tij. Pas refuzimit, ai kishte filluar të bërtiste dhe kishte thyer një kavanoz qelqi në prani të saj.

I dyshuari është ftuar për intervistim në stacionin policor, ku është marrë në pyetje në prani të një punonjësi social. Ai ka pranuar veprimin, duke thënë se i vinte keq dhe se nuk do të përsëritej më.

Prokurori Kujdestar i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që i mituri të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet si “dhunë në familje”.

Shpërndaje në

U Kopjua