Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te motra e tij dhe pas një mosmarrëveshje kishte dëmtuar derën e banesës së saj.
Sipas policisë, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.