Është finalizuar operacioni policor i koduar “Fugitive”. Policia e Tiranë ka arrestua një shtetas nga Kazakistani. 26-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.
Ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.