Në prag të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot do të organizohen aktivitete në kuadër të kësaj dite.
Policia ka bërë të ditur se sot do të organizohen garat sportive në volejboll, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrës do të jetë drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha.