Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e ditës së enjte në fshatin Buzishtë të Pogradecit.
Sipas raportimeve, dy të mitur kanë hyrë në ambientet e shkollës së fshatit dhe kanë shkatërruar orenditë dhe sende të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjithçka vjen në një kohë, kur shkolla po përgatitet për të pritur nxënësit e vegjël në vitin e ri shkollor.
Policia ka identifikuar autorët dhe ka nisur një procedim penal ndaj tyre.