Live

Në shenjë revoltë për gjobën që mori, qytetari në Prizren rrah policin

09:34 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti në shenjë revolte për gjobën që mori, e sulmoi fizikisht një polic.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua