Live

Në Vërboc të Drenasit nuk ka nisur mësimi, drejtori tregon arsyen e vonesës (VIDEO)

11:52 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ka hyrë tashmë java e dytë prej se zyrtarisht ka nisur procesi mësimor.

Por, në një shkollë të komunës së Drenasit, nuk ka nisur akoma mësimi.

Bëhet fjalë për shkollën “Dëshmorët e Fortesës”, në fshatin Vërboc.

Për këtë zhvillim, sot në emisionn Fol Me Arin në Klan Kosova, detaje ka dhënë Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit në Drenas.

Gjoka dha sqarime rreth vonesës në renovimin e objektit të shkollës.

Gjithashtu, ai njoftoi se orët e humbura do të zëvendësohen me mirëkuptim mes palëve.

Shpërndaje në

U Kopjua