Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të flasë sot me presidentin e ShBA-së Donald Trump, sipas një deklarate të postuar në llogarinë zyrtare X.
Aty shtohet se udhëheqësi izraelit ka folur tashmë me kancelarin e Gjermanisë, kryeministrin e Indisë dhe presidentin francez.
Ai do të telefonojë gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.