Pasi Serbia do të ketë zgjedhje në disa komuna të saj, a mund të jetë ky sinjali i rënies së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit?
Lidhur me këtë, në “Kosova Today” ka folur gazetari Besnik Tahiri, i cili thotë se propaganda e Vuçiqit shkon shumë thellë dhe infekton qytetarët e thjeshtë serb, transmeton Klankosova.tv.
“Është e vështirë të thuhet, pasi ka disa komuna të vogla ku opozita momentalisht e ka pushtetin. Mirëpo disa mediave, që janë jo pro pushtetit në Serbi, dhe paramendojeni se si ka arritur propaganda e Vuçiqit dhe pushtetmbajtësve në Serbi që t’i infektojë njerëzit e thjeshtë. Një grua atje thotë se më 1 nëntor në Novi Sad nuk ka rënë streha, porse ajo është kamuflim por që është terrorist. Ajo ju thotë gazetarëve që të mos bëjnë hajgare me këtë rast. Kjo është pasqyra se çfarë bën propaganda e Vuçiqit në aspektin e mundësisë për t’u mbajtur zgjedhjet”.
“1 qershori pritet të jetë një ditë e nxehtë, për shkak se studentët protestues po thërrasin për radikalizim. Mund të ketë përsëritje të 15 marsit, siç ishte përdorimi i topit me zë. Janë më shumë se 1500 persona me raport mjekësor nga ky rast”, tha Tahiri.
Tutje, ai thotë se Serbisë të premten e kaluar i shkoi letra më e rrezikshme ndonjëherë, duke cituar qytetarët serbë.
Këto janë krejt të ndërlidhura, sepse njeriu që e ka komentuar dhe e ka qitë në pah se Serbisë i ka shkruar një dokument, qysh e quajnë ata mjaft të rrezikshëm, ka qenë gjenerali i ushtrisë, dhe të gjitha kanë thënë që ai ka pasë frikë, dhe mendoj se përnjëmend ka pasur frikë”.