Live

Ngritën shqetësimet e para rreth kriptovalutes së Facebook-ut

09:10 / 24 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kriptovaluta e Facebook-ut e ashtuquajtur “Libra” ngjalli shqetësimet e para tek  politikanët  e  Britanisë së Madhe. Ky shqetësi filloi me pretendimet  që hyrja e gjigantit teknologjik në botën e financave do t’i jepte shumë pushtet.

Në mënyrë të ngjashme politikanët e Mbretërisë së Bashkuar filluan duke pyetur  homologët e tyre amerikanë, nderta dhe drejtuesin e teknologjisë blockchain të Facebook, David Marcus i cili kishte qëndrua më shumë se 2 javë në Britaninë e Madhe. Se si gjigandi  Facebook-ut do ti  mbrojë të dhënat financiare të përdoruesve pas një serie skandalesh.

Po ashtu dhe Damian Collins, kryetar i Komitetit të Përbashkët të, Kulturës, Medias dhe Sportit shtoj:
“ Facebooku është një organizatë globale që nuk ka kufij fizikë, por në thelb ka një komunitet global që është vetëm nën mbikëqyrjen e Mark Zuckerberg.

Nëse do të kemi këtë sistem të pagesave të krijuara nga Facebook që ekziston brenda një kopshti me mur të Facebook-ut, të cilin askush nuk mund të ketë qasje ose mund të pyesë, atëherë shqetësimi ynë duhet të jetë se ky sistem do të jetë i hapur për masiv mashtrim”

Shpërndaje në

U Kopjua