Live

Ngrohja qendrore po shtrenjtohet për 5,03 për qind

15:25 / 31 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ngrohja po shtrenjtohet për 5,03 për qind, informoi në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.

Siç theksoi Bislimoski, arsyeja e rritjes së çmimit është rritja e çmimit të gazit natyror në bursat botërore dhe zvogëlimi i prodhimit të TE-TO, të cilët në vend të 60 për qind kanë marrë pjesë me 51 për qind në prodhimin e energjisë termike.

Rritja e faturave do të jetë 100 denarë për një familje mesatare. Së shpejti pritet që Ngrohtorja “Shkup Veri” të paraqesë kërkesë për rritje të çmimit të ngrohjes në atë pjesë të qytetit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...