Live

Një ditë para protestës, OEK mban konferencë për media

07:58 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 10:00, në lidhje me protestën e paralajmëruar që do të zhvillohet më 11 qershor 2025.

Gjatë kësaj konference, do të flasë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit, transmeton Klankosova.tv.

Ata do të ndajnë detaje lidhur me këtë ngjarje, duke përfshirë përfaqësues të Klubit të Biznesit, Aleancës Kosovare të Bizneseve, si dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Shpërndaje në

U Kopjua