Live

Një femër to referojë në Superkupën e Evropës Chelsea- Liverpool

15:24 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Stephanie Frappart do të jetë gjyqtarja e ndeshjes së Super Kupës së Evropës, mes Liverpoolit dhe Chelseat. Ajo do të jetë gruaja e parë që referon në një ndeshje zyrtare të djemve në UEFA.

Ndeshja do të zhvillohet në “Besiktas Park” në Stamboll të Turqisë, më 14 gusht.

Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Europa Ligës ndeshen cdo vit për këtë kupë.

UEFA ka shkruar historinë me vendimin për ta caktuar 35-vjeçaren për gjyqtare kryesore në këtë ndeshje. Frappart e kishte ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës së vajzave, mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.

Frappart do të ndihmohet nga Manuela Nicolosi nga Franca dhe Michelle O’Neal nga Irlanda. Zyrtari i katërt do të jetë Cuneyt Cakir nga Turqia

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...