Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga bashkëshorti i saj që gjendet jashtë shtetit, shkruan Kosovalive.net.
Policia ka nisur hetime lidhur me rastin, që e ka cilësuar si “dhunë në familje”.
“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë / 06.01.2025 – 13:00. Dyshohet se viktima f/k se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga bashkëshorti i saj i cili gjendet jashtë shtetit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.