Live

Një i lënduar nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prishtinë

18:24 / 17 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh se personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua