Një muaj paraburgim është caktuar H.K, i cili ditën e djeshme u kap me mbi 4 kilogramë kokainë.
Ai dyshohet për vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve”.
Sipas dosjes, nga koha e pavërtetuar deri me datën 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri pa autorizim, shpërndan, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon, substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotropre ose substance analoge, me qëllim të shitjes, shpërndarjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti posedon me qellim të shitjes dhe shpërndarjen tek përdorues e substancave narkotike të llojit “Kokainë”, ku me datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin se ishte duke ofruar për shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, ku gjatë batisjes në banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë dhe atë:
Dy Kartëmonedha 50 Euro
8×20 Euro me nr. Serik:
Dy peshore digjitale,
Një(1) skalper dhe
Dy kartela qe kane shërbyer për paketime,
Tetë paketime me qese najloni qe kane shërbyer për paketime,
Një pajisje për vakum të qeseve me mbishkrim Gorenje, Një role foli najloni dhe
Një pale gërshëre qe kane shërbyer për paketime,
Një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej 0,32 gr.,
133 qese najloni me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej 36,62 gram,
Shtatë paketime te zbrazëta,
1kg të substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me mbetje te sajë,
Tre tulla te mbështjella me foli dhe qese me substancë te dyshuar narkotike te
llojit Kokaine me peshë prej: 3.3 Kg,
19 qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokaine me peshë prej: 1.1 kg, të cilat dyshohet se janë të destinuara për shitje apo shpërndarje tek përdoruesit e substancave narkotike.
Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë, të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe sasinë e narkotikut të gjetur tek i pandehuri, tregojnë rrezikun se me lënien në liri ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shamgnies nga përgjegjësia penale.
Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandeurit, i cili është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale të narkotikëve, kjo tregon se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është masa më oportune, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën paraprake dhe para institucioneve të drejtësisë, mbarëvajtjen e pa penguar dhe të rregullt të fazës hetimore.