Live

“Një person në gjendje të rëndë”- Policia me detaje për shpërthimin e fishekzjarreve në Prizren

10:49 / 01 Janar 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për shpërthimin e fishekzjarreve në Prizren.

Sipas Policisë, të lënduar ishin dy persona, prej të cilëve njëri më rëndë.

Njoftimi:

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 31.12.2024-21:30. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e mjeteve piroteknikë në një pikë-shitje në trotuar dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pikë-shitjeje. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në Emergjencë në Prizren dhe më pas njëri prej të lënduarve për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...